“Kalofsh mirë sonte në varr”, Fero ironizon gazetarin që ndërroi jetë
Media e Kosovës ka mbajtur sot zi për ndarjen e papritur nga jeta të gazetarit Artan Turkaj. Turkaj ka ndërruar jetë sot në orët e mëngjesit, si pasoj e një ataku kardiak.
Ndonëse kolegët, të afërmit dhe dashamirësit po e përjetojnë me dhimbje të madhe ndarjen nga jeta të gazetarit, ish-reperi Fero ka bërë një reagim shokues.
Në disa postime në Instagram, Fero i cili prej kohësh ka njoftuar largimin e tij nga muzika dhe përkushtimin në fe, shprehet se ndarja nga jeta e gazetarit ishte ‘dënim’ nga ‘Allahu’.
Ai ka postuar një ‘status’ që gazetari kishte bërë një ditë para vdekjes në Facebook ku shkruante: Urime Krishtilindjet jau boft allahu kabull.
Duket se nga të gjithë, humori i gazetarit të ndjerë, nuk i ka pëlqyer aspak Feros, tashmë një predikues i fesë islame, i cili e ka ironizuar në mënyrën më të rëndë madje duke u shprehur ‘i lumtur’ për vdekjen e tij.
Gazetari ishte rreth të 30-ave dhe autor i emisionit ‘Babë e Bir’ në Radio Prishtina. Përveç angazhimit të tij në gazetari, Arton Turkaj njihej gjithashtu për humorin e tij satiristik në rrjete sociale.