“Kam qenë në depresion”,Edona flet me Lindën për sfidat gjatë transformimit
Në një bisedë brenda shtëpisë së “BBVK”, Edona i ka rrëfyer Lindës për vështirësitë që ka hasur gjatë procesit të transformimit në grua.
Linda, shpreh mbështetje ndaj Edonës, duke i qëndruar pranë për zgjedhjet dhe rrugëtimin e saj personal.
“Më e rënda ka qenë që është dashur t’i bëj paratë për operacione,” tregon Edona, duke iu referuar pengesave financiare dhe sakrificave që ka bërë për transformimin e saj në grua.
Megjithatë, Edona thekson se më shumë se sfidat financiare, janë komentet e njerëzve dhe paragjykimet që i kanë dhënë një peshë më të madhe.
Edona: S’më kanë parë si njeri. Kam luftuar shumë për të qenë kjo që jam. Dhimbja ime më e madhe për mua, kanë qenë komentet e njerëzve. Për operacionin s’kam pasur dhimbje. Unë kam parë ëndrrën time pas operacionit. Tani jam shumë e lumtur sepse e di se për çfarë kam luftuar. Kam qenë dy vite në depresion dhe s’kam dalë nga shtëpia dhe asnjë s’ka qenë me mua, i kam kaluar vetëm të gjitha.