Mon, Nov 18, 2024

“Kemi bërë dashuri në garazh”, partnerja e Valentino Rossi-t flet hapur

  • PublishedDecember 27, 2023

Bashkëshortja e ish-pilotit të MotoGp, Valentino Rossi, ka rrëfyer për marrëdhënien e tyre dhe vendet më të çuditshme që ata të dy kanë kryer marrëdhënie.

Modelja italiane Sofia Novello u shpreh që ata kanë kryer disa herë marrëdhënie në garazh, përpara garave.

“Unë kam qenë një nga vajzat që mbaja çadrat e pilotëve para garës dhe aty jemi njohur së bashku”, – tha Sofia Novello, tashmë 30 vjeçe dhe bashkë me Rossi kanë një vajzë 2-vjeçare.

Në një intervistë për Diletta Leotta, ajo u shpreh:

“Kemi bërë disa herë dashuri në garazh. Natyrisht që aty janë shumë skuadra e shumica e personave janë meshkuj, por ka edhe vajza që kujdesen për mikëpritjen dhe komunikimin. Aty ka nisur historia ime me Valentino Rossi-n. Pilotët nuk kanë kohë për t’i dedikuar vetes së tyre. Nëse ndodh le të ndodhë. Kur ka ndodhur kjo ne ishim një çift. Kisha kohë që shkoja në gara me Valentino-n dhe flinim së bashku. Ndoshta jo të shtunën para garës, por gjatë fundjavës. Vendi më i çuditshëm ku kemi bërë dashuri? Jo në motor, por në dhomën e veçantë që kanë pilotët, ku kanë edhe një shtrat për të fjetur.”