Fri, Nov 15, 2024

Prokurori Dorian Tafilaj kundërshton analizën financiare të Komisionit

  • PublishedDecember 27, 2023

Prokurori i Fierit, u përball të mërkurën me 27 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, , kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime më së shumti për pamundësitë financiare të konstatuara në vite, duke këmbëngulur se kishte vërtetuar se i mbulon pasuritë dhe shpenzimet me burime të ligjshme. Tafilaj u paraqit në seancë me djalin e tij, Eldi Tafilaj, i cili parashtroi një pjesë të shpjegimeve për aspektin financiar.

Procesi i vetingut për prokurorin Tafilaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relator Roland Ilian dhe anëtare . Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm .

Dorian Tafilaj ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 2000 në prokurorinë e Vlorës. Ai punoi edhe në Prokurorinë e Korçës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Fierit në vitin 2016.

Konstatimet për pasurinë

Komisioni konstaton pamundësi në shumën 263 mijë lekë për blerjen e një apartamenti 86 m2 në në vitin 2007 kundrejt çmimit 4 milionë lekë, si burime krijimi të të cilit janë deklaruar pagat e tij e të bashkëshortes, si dhe 9000 USD të dhuruara nga vëllai.

Ilia vërejti se për të kryer analizën financiare është dashur të verifikohet gjendja cash e deklaruar nga subjekti në vitin 2007, në shumën 2.8 milionë lekë. Sipas KPK, subjekti në vitin 2003 ka pasur 2.6 milionë lekë në depozita që më pas janë mbyllur. Nga analiza e kryer prej vitit 1998 e në vijim për krijimin e likuiditete në depozita, atyre cash si dhe mbulimit të shpenzimeve të tjera, Komisioni konstaton pamundësi financiare në shumën 1.4 milionë lekë.

Po ashtu, pamundësi u evidentua edhe për investimet e kryera në depozita në vitet 2009, 2010 dhe 2012, duke rezultuar me një bilanc negativ total për krijimin e tyre, në shumën rreth 500 mijë lekë. Sipas Ilias, subjekti ka dhënë shpjegime për cash-in e vitit 2004, duke pohuar se depozitat janë krijuar nga tepricat e kursimeve të ruajtura jashtë sistemit bankar.

Relatori Ilia pohoi se nga analiza e cash-it të deklaruar në vite në mënyrë progresive, gjendja e këtyre kursimeve jashtë sistemit bankar në fund të vitit 2016 duhej të ishte në vlerën 2.3 milionë lekë. Ndërkohë, subjekti nuk rezulton që të kenë shënuar në deklaratën “” gjendje cash.

Ilia tha se analiza financiare është ndarë në dy periudha, nga viti 1998 deri në 2003-in dhe për vitet 2004-2016. Sipas relatorit, një e ardhur e siguruar nga kempi i djalit është konsideruar me rezervë pasi dokumentacioni nuk ka qenë i nënshkruar nga titullari.

Nga analiza financiare paraprake e kryer në Komision për periudhën 1998-2016, është konstatuar pamundësi totale në vlerën rreth 3.9 milionë lekë.

Në seancë u evidentua nga Komisioni edhe një gjetje dhe për një pamundësi në shumën 30 mijë lekë për blerjen e një automjeti në vitin 2013 kundrejt çmimit 1200 euro, për të cilën subjekti ka deklaruar se i’a kanë shkatërruar me eksploziv.

Prokurori Tafilaj e parashtroi këtë rrethanë edhe gjatë seancës dëgjimore, kur ai paraqiti fillimisht situatat e dy ngjarjeve që deklaroi se ishin atentate ndaj tij dhe familjarëve të tij, të organizuara nga grupi kriminal më i rrezikshëm në qytetin e Vlorës për shkak të detyrës, pasi po i hetonin për vrasje në kohën kur ishte drejtues.

“Mjeti është bërë objekt i një sulmi terrorist dhe nuk duhej të ishte objekt analize. Bashkëshortja dhe vajza u terrorizuan”, deklaroi Tafilaj ndër të tjera.

Sipas subjektit, tre muaj pas ngjarjes, Prokurori i Përgjithshëm i asaj kohe e kishte shkarkuar nga funksionet e drejtuesit duke e lënë prokuror të thjeshtë dhe pa mbrojtje. Ai pohoi se në 2014-ën morën kredi për të blerë një makinë, që u bë objekt i një atentati të dytë. Tafilaj pretendoi se këtë herë grupi kriminal që ai hetonte kishte pajtuar një vrasës me pagesë që jetonte në Greqi, i cili i maskuar dhe i pajisur me pistoletë më silenciator, i kishte plagosur të birin i cili e shoqëroi në seancën dëgjimore.

Duke theksuar se ishin traumatizuar të gjithë anëtarët e familjes nga këto sulme, subjekti kërkoi që dy automjetet të mos ishin pjesë e analizës financiare. Ai solli si argument një rast të ndodhur në Itali, ku sipas tij, një magjistrateje që i kishin gërvishtur makinën, shteti e kishte pajisur me makinë tjetër të blinduar.

Prokurori Tafilaj deklaroi se pas ngjarjes së dytë, e kishin transferuar në Korçë, duke e lënë larg familjes që kishte nevojë për mbrojtjen e tij.

Tafilaj parashtroi se pasuritë e tij përbëhen nga një apartament në vlerën 4 milionë lekë dhe disa depozita të cilat i cilësoi minimale dhe se nuk do të mund të impresiononin askënd. Sipas tij, bilancet negative janë konstatuar për shkak të metodologjisë së ndjekur nga Komisioni në kryerjen e analizës financiare, duke këmbëngulur se kjo nuk ka lidhje me realitetin.

Në vijim paraqiti qëndrimet lidhur me aspektin financiar, djali i subjektit, Eldi Tafilaj. Sipas tij, për periudhën 1998-2003, duhet konsideruar marrëdhënia e subjektit të rivlerësimit me prindërit e tij, duke shpjeguar se kishin jetuar së bashku deri në 2000-in. Ai pohoi, se subjekti i ka kryer disa veprime financiare me kërkesë të babit, konkretisht depozitimi një vlere 1.5 milionë lekë.

Sipas përfaqësuesit të prokurorit Tafilaj, kjo vlerë është krijuar me burime të ligjshme, pasi kanë kanë shërbyer si burim edhe të ardhurat e prindërve. Po ashtu, u pretendua se nuk kanë shërbyer për krijimin e asnjë pasurie, pasi kur janë të tërhequr shuma u ka kaluar prindërve. Duke theksuar se kjo vlerë ishte e prindërve të subjektit, djali këtij të fundit shpjegoi se kjo kishte qenë dhe arsyeja e mosdeklarimit në vitin 2003. Për bilancin negativ në shumën 1.4 milionë lekë, u argumentua se rridhte si pasojë e mospërfshirjes së të ardhurave të prindërve të subjektit.

Djali i prokurorit Tafilaj kundërshtoi edhe bilancet e tjera negative në vite, duke vërejtur se KPK ka konsideruar shtimin e cash-it, por jo ndryshimet e likuiditeteve në vite. Sipas tij, për blerjen e automjeteve dhe krijimin e depozitave janë përdorur tepricat e cash-it të mbartura nga vitet paraardhëse.

Ai këmbënguli se e kishin argumentuar situatën e cash-it në vite në mënyrë racionale e të logjikshme, duke vërtetur shtimin vit pas viti dhe pakësimet e këtyre kursimeve për krijimet e depozitave në vitet 2009, 2010 dhe 2012, si dhe për blerjen e dy automjeteve në vitet 2012 dhe 2015.

Në vijim u kërkua ulja e shpenzimeve për konsum ushqimor për periudhën 2005-2007, me pretendimin se kishin jetuar sërish me prindërit e subjektit, të cilët ishin kujdesur për mbulimin e tyre.

Subjekti dhe i biri theksuan se nëse do të konsiderohej analiza financiare e paraqitur prej tyre, atëherë do të kuptohej situata reale financiare e familjes.

Kryesuesja Bungo vërejti se sipas ligjit, në vitin 2016 mund të mbahej gjendje cash në banesë deri në shumën 1.5 milionë lekë, ndërkohë që deklarohej se kishin pasur më shumë. Tafilaj përmendi sërish situatën e sulmeve ndaj familjes së tij dhe deklaroi se gjendja cash i duhej për të përballuar çdo situatë apo sulm të mundshëm, pasi situata profesionale ishte e pasigurt.

Bungo konstatoi në vijim, se pavarësisht situatës së paraqitur nga subjekti lidhur me sulmet, dy automjetet për të cilat kërkohet të mos konsiderohen në analizën financiare, rezulton se janë blerë me të ardhurat e familjet së tij. Djali i Tafilajt ritheksoi se kishin përdorur tepricat e vitit paraardhës.

Figura dhe profesionalizmi

Ish-Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka depozituar fillimisht raport pozitiv për prokurorin Dorian Taiflaj. Pas përditësimit të informacionit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, AKSIK ka dorëzuar raport për papërshtatshmëri, bazuar në të dhëna që ngrinin dyshime për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Ilia pohoi se nga hetimet e kryera prej Komisionit nuk janë gjetur probleme dhe në këtë kriter Tafilaj është vlerësuar i përshtatshëm për të vijuar detyrën.

Në aspektin profesional u renditën gjetjet për disa çështje të denoncuara nga publiku, për vendime pushimi të shfuqizuara nga gjykata ose prokuroi më i lartë. Sipas Ilias, nga verifikimi këtyre çështjeve të hetuara nga subjekti, duket se ai nuk ka kryer veprimet e duhura hetimore.

Prokurori Tafilaj i cilësoi të pavërteta pretendimet e denoncuesve dhe theksoi se veprimet hetimore ishin kryer në mënyrë objektive dhe dinamike.

Në përfundim, prokurori Dorian Tafilaj kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet të enjten, në orën 09:45.