Rodriguez i pakënaqur nga aventura në Katar: Duhej dush me rroba, ishte e vështirë të përshtateshe atje
James Rodriguez luajti 12 ndeshje në sezonin e parë dhe 1 ndeshje në sezonin e dytë me fanellën e Al Rayyan, në Katar. Mesfushori kolumbian duket mjaft i pakënaqur nga aventura në futbollin e këtij vendi, pasi në një intervistë të dhënë së fundmi, shprehet se përshtatja me kulturën ishte mjaft e vështirë.
“Mund të them se është shumë e vështirë të përshtatesh me jetën dhe kulturën në Katar. Për shembull, pas lojës bëjmë dush dhe është zakon që të gjithë të jemi të zhveshur nën dush. Por, në Katar më thanë që nuk duhet të jem lakuriq. Kisha frikë. Aty kishte shumë gjëra. Nuk më lejohej të haja me dorën e majtë, vetëm me të djathtën”, – Tha ai.
(J.S/)