Sat, Nov 16, 2024

Zjarri në qendrën tregtare në Lushnje, Prokuroria nis hetimet

  • PublishedDecember 27, 2023

Prokuroria e Fierit ka njoftuar sot se lidhur me zjarrin në Qendrën tregtare ‘Metropol Center’, ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”

“Është ngritur grupi hetimor i përbërë nga ekspertë të fushave të ndryshme dhe grup oficerësh të policisë gjyqësore nën drejtimin e Prokurores.

Hetimet po kryhen në bashkëpunim të plotë me shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit.

Me administrimin e akteve proceduriale dhe akteve të ekspertimit do të konkludohet mbi shkakun e rënies së zjarrit dhe vatrës fillestare.

Prokuroria Fier është plotësisht e angazhuar për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje me pasoja të konsiderueshme për pronën, shëndetin dhe sigurinë e shtetasve,” njofton Prokuroria.

AlbaniaWeb.net