Tue, Nov 19, 2024

2023: Fituesit dhe humbësit e vitit që po largohet

  • PublishedDecember 28, 2023

Nga Rusia në Venezuelë dhe nga Izraeli në Indi, SHBA dhe Pakistan, viti 2023 ishte një vit zhvillimesh veçanërisht intensive përmes të cilave disa u favorizuan dhe të tjerë jo.

Fituesit
Putin

Gjërat nuk janë aspak ideale për 71-vjeçarin Vladimir Putin. NATO është sot më e fortë se përpara pushtimit rus të Ukrainës, dhe ekonomia ruse, përkundrazi, më e dobët. Sidoqoftë, nëse krahasohet me 2022-shin e mëparshëm, viti 2023 ishte dukshëm më i mirë për presidentin rus.
Trump
Në vitin 2023, 77-vjeçari Donald Trump u bë ish-presidenti i parë amerikan që u përball me akuza penale. Aventurat e tij ligjore, megjithatë, në vend që të minonin kandidaturën e re presidenciale, e forcuan atë edhe më shumë.
India e Narendra Modi

India këtë vit kaloi Kinën si vendi më i populluar në botë, mbrojti titullin e saj si ekonomia kryesore me rritjen më të shpejtë dhe madje dërgoi një anije kozmike në Hënë. Në të njëjtën kohë, kryeministri indian Narendra Modi arriti, duke përdorur presidencën indiane të G20 si trampolinë.
Nicolas Maduro

2023 ishte një vit mjaft i mirë për presidentin 61-vjeçar të Venezuelës, i cili papritmas pa pozitën e tij të forcuar. Juan Guaido, ish-kundërshtari i tij për presidencën, e pa vrullin e tij të “shfryhet” dhe mbështetjen për personin e tij
Humbësit

Netanyahu

Netanyahu e kaloi gjithë verën e kaluar duke parë turmat e izraelitëve që protestonin kundër reformës së diskutueshme gjyqësore që ai dhe qeveria e tij po shtynin, një reformë që kritikët e saj akuzojnë se minon fuqinë dhe pavarësinë e gjyqësorit izraelit.
Imran Khan

Khan, 71 vjeç, u burgos në gusht duke u përballur me akuza për korrupsion që ai dhe mbështetësit e tij i denoncojnë si të rreme dhe zgjedhjet që supozohej ta ndihmonin atë të kthehej në pushtet janë shtyrë për vitin e ardhshëm.

Burimi: Gzero

AlbaniaWeb.net