FOTO/ Ndryshim i papritur, Ancelottit i largohet Brazili, AS zbulon të ardhmen e teknikut italian
Carlo Ancelotti dukej i destinuar për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit, në një kohë kur në fund të këtij sezoni i përfundonte kontrata me Real Madrid. Ndryshe nga mediat, në çdo dalje publike, sa herë është pyetur mbi këtë temë, Ancelotti kurrë nuk foli me bindje, por theksoi në mënyrë të përsëritur se të gjithë mendimet shkojnë për Real Madrid. Në mënyrë të papritur, sipas të përditshmes AS, Carlo Ancelotti pritet të rinovojë kontratën e tij me Real Madrid.
Presidenti Perez është i kënaqur me punën e bërë nga Ancelotti këtë sezon dhe për merkaton e zhvilluar gjatë verës, detaje këto që pritet të çojnë palët drejtë një kontrate të re.
Në fakt, Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te Real Madrid deri sa këta të fundit të dëshirojnë. Në të njëjtën kohë, tani as në Brazil nuk janë shumë të bindur për t’i besuar përfaqësuesin një trajneri të huaj pavarësisht se 5 herë kampionët e botës po kalojnë një moment shumë të vështire.
()