Fri, Nov 15, 2024

Parashikimi i motit/ Kthjellime në të gjithë vendin, temperaturat deri në 18°C

  • PublishedDecember 28, 2023

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike kjo falë masave ajrore të thata me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore dhe në orët e mesditës.
Era do të jetë me drejtim veri – verilindje me shpejtësi 1-5m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor në orët e mbrëmjes era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 3 deri 14°C
në zonat e ulëta 3 deri 18°C
në zonat bregdetare 8 deri 18°C

AlbaniaWeb.net