Sherr banal në Shkodër/ Dy të panjohur bëjnë për spital 33-vjeçarin
Ditën e sotme rreth orës 12:10 është paraqitur në spital me dëmtime të lehta një qytetar 33-vjeçar, banues në fshatin Bleran i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit e kanë goditur me sende të forta në rrugën “Isa Jakupi”.
Sherri sipas tij ka ndodhur për motive të dobëta dhe bën me dije se nuk i njeh agresorët.
Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.