Tue, Nov 19, 2024

Shtyhet sërish vendimi për masën e sigurisë së Berishës

  • PublishedDecember 28, 2023

Gjykata e Posaçme e shtyu edhe një tjetër herë shpalljen e vendimit për masën e sigurimit ndaj ish-kryeministrit , pasi u dha kohë avokatëve që të depozitonin formalisht një kërkesë të dytë për përjashtimin e gjyqtares . Prej të martës më 26 dhjetor, nga ana e gjykatës nuk është arritur të merret vendim lidhur me kërkesën e për caktimin e masës “arrest shtëpie” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Kërkesa e SPAK mbërriti në gjykatë të shtunën e kaluar, pas marrjes në të autorizimit për heqjen e imunitetit të Berishës më 18 dhjetor, por seanca e tre ditëve më parë u shty pasi përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit, avokatët dhe Sokol Mëngjesi, kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me provat shoqëruese.

Po ashtu, avokatët e Berishës kërkuan të martën edhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, me argumentin se ish-kryeministri Berisha ka qenë kryetar i ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitin 1996, kur sipas tij është marrë vendim për shkarkimin e gjyqtares Gjoka.

Kjo kërkesë u rrëzua nga gjykata dhe të mërkurën u njoftua se vendimi për masën e Berishës të shpallej të enjten, por kjo seancë zgjati pak minuta. Sipas një njoftimi të përcjellë nga gjykata, seanca u shty për të shtunën më 30 dhjetor, për t’u dhënë mundësi avokatëve të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues.

Avokatët deklaruan pas shtyrjes së seancës, se kanë marrë provat që sipas tyre mbështesin kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Berisha, 79 vjeç, është zyrtari më i lartë në tre dekada që përballet me një situatë të tillë ligjore. Hera e fundit që një ish-kryeministër është përballur me heqje imuniteti dhe arrestim ka qenë korriku i vitit 1993, kur mazhoranca e asaj kohe e Partisë Demokratike autorizoi arrestimin dhe përndjekjen e ish-kryeministrit socialist, Fatos Nato.

Kërkesa për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Berishës erdhi pasi ky i fundit kundërshtoi si antikushtetuese masat e mëparshme të detyrimit për paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, duke mos i zbatuar ato. Kodi i Procedurës Penale parashikon zëvendësimin e masës në raste të tilla.

Në tetor të këtij viti, SPAK arrestoi Jamarbër Malltezin, dhëndër i ish-kryeministrit Sali Berisha, si person i dyshuar se ka përfituar miliona euro në mënyrë të parregullt, falë vendimeve të qeverisë, në kohën kur kryeministër ishte i vjehrri. Berisha dhe Malltezi i kanë mohuar akuzat dhe ka deklaruar në vazhdimësi se procesi kundër tij është porositur nga kundërshtari politik, kryeministri Edi Rama.