Vdes Dick Marty, njeriu që bëri raportin për “shtëpinë e verdhë” kundër UÇK-së
Ka ndërruar jetë senatori zvicerian Dick Marty në moshën 78-vjeçare.
Mësohet se trupi i pajetë i Martyt është gjetur në shtëpinë e tij.
Vdekjen e Martyt e ka konfirmuar edhe Partia Radikale e qendrës së djathtë.
Marty u bë i njohur ndërkombëtarisht si anëtar i Këshillit të Evropës dhe i Komisionit të OSBE-së për të Drejtat e Njeriut.
Raporti i tij për Kosovën në vitin 2011, si hetues special për Këshillin e Evropës, kishte pretenduar për trafikim të organeve, duke përfshirë UÇK-në në këtë.
Para disa kohëve, Marty pati thënë se shërbimet sekrete serbe po japin para për ta vrarë, e më pas t’ua lënë fajin shqiptarëve.
Ai u zgjodh në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në vitin 1999 dhe kryesoi Komisionin për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut nga viti 2005 deri në 2008. Ai doli në pension në vitin 2011.