Aleati i Putin gjendet i vdekur në oborrin e shtëpisë, një tjetër rast misterioz
Një politikan nga partia e presidentit rus Vladimir Putin është gjetur i vdekur në një oborr jashtë shtëpisë së tij, duke i shtuar listës në rritje të elitave ruse që kanë vdekur në rrethana të paqarta muajt e fundit.
Vladimir Egorov, një deputet i Dumës së qytetit Tobolsk nga partia në pushtet Rusia e Bashkuar, ishte 46 vjeç raporton gazeta ruse Kommersant.
Nuk kishte “shenja të jashtme të vdekjes kriminale” në trupin e Egorov, kanë thënë hetuesit e çështjes.
Nuk dihet ende shkaku i vdekjes së politikanit 46-vjeçar, por mësohet se autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.