Lori Hoxha zbulon më shumë detaje nga “BBV3”
Pritjes po i vjen fundi, “BBV3” është fare pranë nisjes.
E ndërkohë Lori Hoxha ka ndarë shpesh herë në Instagram foto dhe video nga shtëpia që po ndërtohet.
Në postimin e saj të fundit, ajo ka ndarë me ndjekësit një foto nga regjia e spektaklit ku shkruan “Banorët?”.
Këtë vit duket që shtëpia do të jetë më ndryshe dhe ngjyrat e logoja gjithashtu, nga ngjyra blu janë ideuar në ngjyrën ‘gold’.
Me pikëpyetje të madhe ngelet ende moderatori/ja e këtij sezoni. Përflitet se këtë vit spektakli i është besuar Ledion Liços por ende asnjë konfirmim.
Megjithëse disa banorë që do të jenë pjesë e spektaklit janë zbuluar e madje burime ekskluzive për Iconstyle kanë zbuluar edhe opinionistin e parë të spektaklit, që është fituesi i “BBV2”, Luiz Ejlli.
Disa nga banorët që janë zbuluar ekskluzisht nga Iconstyle janë; ish-konkurrentja e “BB” Rike Roçi, moderatori i eventeve familjare Arbnor Pllana, moderatori dhe shkrimtari Aldo Mustafa, nëna dhe partnerja e gazetarit Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik dhe Shegushe Zeqiraj do të jenë pjesë e shtëpisë dhe gazetari Drini Zeqo. Jo vetëm kaq, burimet tona bëjnë me dije se edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita i kanë thënë “po” ftesës dhe do të jenë banore të ardhshme.
Sakaq, disa nga emrat e tjerë që do të jenë konkurrentë në ‘BBV3’ janë: Albi Nako, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Ksenja Shoshaj, La Fazani, Bardhi.