Zgjedhjet në Serbi/ Deputeti gjerman: Vuçiç nuk është partner i Perëndimit
Deputetët e Bundestagut gjerman thonë se se manipulimet në zgjedhjet e Serbisë kanë bërë që Vuçiç të mos shihet më si një partner i besueshëm.
Deputeti gjerman Josip Juratoviç deklaroi në një intervistë për median serbe, se asnjë vend i BE-së nuk mund të pranojë zgjedhje si ato që u zhvilluan më 17 dhjetor në Serbi.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përfundimisht ka humbur gjithë besimin me këto zgjedhje, jo vetëm në BE dhe në Perëndim, por edhe në shkallën globale. Një politikan që e drejton skenën politike të një vendi në mënyrë të tillë nuk mund të jetë një partner i besueshëm për asnjë. Ne nuk kemi parë askund një fushatë të tillë brutale si në Serbi”, deklaroi Juratoviç.
Gjithashtu deputeti deklaroi se Partia Social Demokratike e Gjermanisë do të ndryshojë qëndrimin në lidhje me qëndrimet e BE-së do të marrë në lidhje me shtetin serb.
“Unë prej kohësh kam kërkuar që BE dhe Gjermani të komunikojë me institucionet serbe dhe jo vetëm me një njeri. Vendi ka ministra, parlament, qeveri, nuk është vetëm Aleksandar Vuçiç që drejton shtetin. Përse duhej uruar për fitoren e zgjedhjeve Vuçiç? Ai nuk ishte kandidat, vetëm liderët autokratë bien dakord me mënyrën sesi ai po drejton Serbinë”, theksoi ai.