Arnita nuk fitoi kupën, por një mikeshë shumë të mirë në ‘DWTS’
Arnita Beqiraj, ishte një nga finalistet e këtij edicioni në ‘Dancing With The Stars’, ku shkëlqeu me performancat e saj dhe u vlerësua nga juria me komente pozitive.
Në eksperiencën e saj në spektaklin e madh të kërcimit, regjisorja është përfshirë gjithashtu në dinamika e debate, ndërsa së fundmi ka treguar se ka bërë edhe miq të rinj.
Në një “intervistë virtuale” me ndjekësit e saj në ‘Instagram’, Arnita pyetet se “cilat janë miq në ‘DWTS’”, dhe ajo përgjigjet ‘Fifi’. Këngëtarja gjithashtu ishte në finalen e madhe të spektaklit, dhe vajzat i kemi parë gjithmonë në mbështetje të njëra-tjetrës në këtë kompeticion.