Fri, Nov 29, 2024

Çfarë Duhet të Shmangni për të Larguar Lodhjen Kronike

  • PublishedJanuary 3, 2024

Nëse ke kohë që vret mendjen përse ndihesh kaq i/e lodhur, atëherë je në vendin e duhur.

Lodhja fizike është një problem jashtëzakonisht i përhapur në popullësinë e globit dhe nuk ka të sosur falë dritëhijeve të stilit modern të jetesës.

Ekspertët e AgroWeb.org kanë identifikuar pesë prej arsyeve të rëndësishme përse njeriu ndihet i lodhur në shumicën e kohës.

Mungesa e Gjumit

Mungesa e gjumit është një arsye kryesore që shkakton ndjesinë e lodhjes dhe plogështisë fizike.

Njerëzit nga mosha 18 deri në 60 vjeç kanë nevojë për më shumë se shtatë orë gjumë çdo ditë për të pasur një shëndet të mirë.

Mungesa e gjumit cilësor shkakton jo vetëm lodhje por edhe ndikon tek performanca e trurit e për pasojë çon në aksidente të ndryshme.

Mungesa e gjumit gjithashtu rrit rrezikun e mbipeshës, tensionit të lartë të gjakut, depresionit, sëmundjeve të zemrës dhe ishemisë.

Ushqyerja e Keqe

Një nga mënyrat më të mira të çlodhjes është që të ushqeheni shëndetshëm.

Nëse iu ka ardhur në majë të hundës duke u ndier i/e lodhur, atëherë është koha që të ndërroni mënyrën e ushqyerjes.

Gjysma e pjatës në çdo vakt duhet të jetë e mbushur me perime ose fruta.

Ju duhet të konsumoni më shumë drithëra të plota siç është orizi kaf e tërshëra.

Sa i përket produkteve të bulmetit zgjidhni ato pa yndyrë ndërsa për të marrë më shumë proteina konsumoni më shumë shpendë dhe peshk.

Hiqni dorë nga sheqeri por jo nga mëngjesi dhe mbi të gjitha pini sa më shumë ujë.

Mungesa e Aktivitetit Fizik

Mungesa e aktivitetit fizik është një nga nxitësit më të mëdhenj të plogështisë dhe lodhjes.

Aktiviteti fizik, qoftë edhe ecja për 30 minuta ofron shumë energji por edhe përmirëson cilësinë e gjumit çdo mbrëmje.

Bëhet fjalë pra për një rreth vicioz, sepse siç e thamë më lart, gjumi është i rëndësishëm kundër lodhjes.

Stresi i Tepërt

Stresi për fat të keq është i pranishëm në jetët tona më shumë seç duhet.

Lista e gjërave dhe njerëzve që na stresojnë bëhet e gjatë dita ditës.

Stresi e nxit trupin të aktivizojë mekanizmin “ lufto ose mbathja,” që shoqërohet me sekretimin e disa hormoneve.

Nëse këto hormone sekretohen rregullisht çdo ditë, atëherë bëhen shumë të dëmshme për shëndetin.

Përveç lodhjes, stresi shkakton edhe dhimbje koke e migrenë.

Sëmundjet e Ndryshme

Lodhja e vazhdueshme dhe e pashtershme është simptomë e disa problemeve shëndetësore siç janë:

  • Anemia,
  • Tiroidja,
  • Diabeti,
  • Ankthi,
  • Depresioni,
  • Infeksionet urinare,
  • Intoleranca ndaj ushqimeve,
  • Sëmundjet e zemrës,
  • Shtatzania
  • Mungesa të vitaminave dhe mineraleve.

Sa i përket këtyre të fundit, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë konsultat me një mjek specialist/AgroWeb.org