Thu, Nov 28, 2024

Debati/ A e theu Berisha arrestin në shtëpi?

  • PublishedJanuary 3, 2024

Mbrëmjen e sotme Sali Berisha doli në ballkon dhe mbajti një fjalim me mikrofon për demokratët që ishin mbledhur poshtë pallatit të tij ku ndodhet në arrest shtëpie.

Në rrugën “Mustafa Matohiti” Berisha zbriti kabullin nga dritarja e shtëpisë së tij për ta lidhur me bokset që ata kishin sjellë. Por a është kjo thyerje e masës së sigurisë? Gjykata vendosi që ish-kryeministri të mos komunikonte me askënd veç familjes.

“Komunikimi zanor me ju ka munguar jo prej masës së Ramës por për shkak të një gjendjeje gripale. Vendi ka një Kushtetutë, që përsoset, shkelmohet çdo ditë nga diktatori i bandave dhe mercenarët e tij në skap. Për Edi Ramën, kushtetuta e vendit nuk ekziston.

Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati me tërbimin e papërmbajtur të etërve te tij me shpresë se do mund të arkivojë historinë e PD. Po ne jemi këtu për tu betuar se Edi Rama dhe skapistët e tij do marrin shume shpejt vendin që meritojnë”, u tha Berisha para mbështetësve.
Gjykata Antikorrupsion vendosi të lërë në arrest shtëpiak Sali Berishën, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa që gjendet në rrugën “Mustafa Matohiti”, njësia numër dy dhe të mos komunikojë me asnjë person tjetër përveç atyre që jetojnë në të njëjtën banesë me të. SPAK po e vëzhgon, por a do të kërkojë forcim mase? Kjo mbetet për t’u parë.

AlbaniaWeb.net