Fri, Nov 29, 2024

‘Për shumë gjëra…’/ Noizy i kërkon falje ‘Nokut të vogël’, Leandrës

  • PublishedJanuary 3, 2024

‘Noku i Vogël’, është një nga këngët ‘hit’ ndër vite të reperit Noizy, i cili ja ka dedikuar vajzës së tij Leandrës. Që prej atëherë, reperi ka zgjedhur mos ta bëjë më publik imazhin e vajzës së tij, teksa nuk e shohim as në rrjete sociale apo intervista të tij.

Megjithatë, së fundmi ka bërë përjashtim duke i kërkuar një falje publike. I ftuar në ‘1 Kafe me Labin’, ai u pyet se “Kujt do i thojë “Më fal” në këto momente? Dikujt që nuk ke mundur t’i qëndrosh afër dhe publikisht këtë funditvit e përmbyll duke i thënë më fal.”

Ai i kërkoi falje familjes së tij për të cilën u shpreh se nuk kalon shumë kohë për shkak të angazhimeve, njerëzve që ka lënduar padashje, por mbi të gjitha vajzës së tij.

“Personi kryesor mund të jetë vetëm Noku vogël, Leandra, të cilës i kërkoj falje për shumë gjëra. Por ato mbeten mes meje dhe saj”.-tha Noizy.