Thu, Nov 28, 2024

SHIFRAT/ Shkodra në vendin e parë, 762 ekzekutime në diktaturë

  • PublishedJanuary 3, 2024

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula ka publikuar shifra konkrete të të ekzekutuarve gjatë periudhës së diktaturës komuniste.

Ajo çka bie në sy është numri i lartë në qarkun e Shkodrës që mban vendin e parë më pas vjen Tirana, përkatësisht me 762 dhe 747 të ekzekutuar gjatë periudhë 1944-1991.

Studimi i hollësishëm është i ndarë sipas rretheve. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula thekson se profili i secilit ka akoma shumë punë për të bërë, por me bindje të plotë shprehet se ky studim do të shkojë deri në fund.

“Më poshte, numri i te ekzekutuarve me vdekje gjatë diktatures komuniste, sipas rretheve, në bazë të të dhënave publikuar nga Kujto.al dhe përpunuar nga @albanianstat” shkruan kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit.

AlbaniaWeb.net