Trofeu i parë për këtë vit, PSG thyen Toulouse në Superkupë
PSG ka fituar trofeun e parë për këtë vit, teksa mundi në finalen e Superkupës së Francës Toulouse me shifrat 2-0. Takimi u zhbllokua që në minutën e 3-të me Lee Kang, i cili u tregua i saktë me një të majtë tokazi nga brenda zonës. Kampionët finalizojnë me sukses një aksion në fundin e pjesës së parë. Ishte Kylian Mbappe, që pas disa lëvizjesh tipike të tij, dyfishoi llogaritë.
Gjërat në pjesën e dytë u bënë edhe më të lehta. Skuadra e Enriques menaxhoi mirë rezultatin, duke marrë kështu në fund një sukses të rëndësishëm. PSG synon që këtë sezon të fitojë kampionatin dhe Champions League.