Agjenti i futbollistit të Romës konfirmon largimin: Nuk ka asnjë shans për rinovim
Leonardo Spinazzola do të largohet nga Roma. Konfirmimi ka ardhur nga agjenti i futbollistit, Davide Lippi, në një intervistë të dhënë së fundmi. Anësori ka një kontratë me skuadrën kryeqytetase, të vlefshme deri në verë.
“Nuk ka asnjë shans rinovimi” – mësohet të ketë thënë Lippi. Spinazzola po luan sezonin e tij të pestë te Roma. Ai, në 2 edicionet e para, u aktivizua në 50 ndeshje kampionat.
Në 2021/2022, zhvilloi vetëm 3 sfida. Italiani kontribuoi në 26 ndeshje në 2022/2023, ndërsa në 2023/2024 luajti 13 takime. 30-vjeçari ka mbajtur veshur më parë fanellat e Empolit, Sienës, Atalantës, Perugias dhe Juventusit.
(J.S/)