Shtëpia përfshihet nga flakët, dy zjarrfikëse në vendngjarje
Një banesë në katin e pestë të një pallati ka marrë flakë ditën e sotme.
Siç mësohet ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit.
Fatmirësisht familjarët kanë mundur të dalin në kohë jashtë duke i shpëtuar flakëve të cilat kishin pushtuar banesën.
Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera.
Pas disa minutash luftë me flakët ekipet zjarrfikëse arritën ta merrnin situatën nën kontroll.
Grupi hetimor bën të ditur se zjarri ka djegur thuajse të gjitha orenditë shtëpiake, ndërsa tashmë familjarët do të duhet të strehohen diku tjetër. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në këtë banesë.