Wed, Nov 27, 2024

VIDEO/ I dënuari sulmon rëndë gjykatësen gjatë seancës

  • PublishedJanuary 4, 2024

Një gjykatëse e Las Vegasit u sulmua dhe u godit nga një kriminel gjatë një seance pasi ajo ia mohoi lirimin me kusht.

Sipas mediave të huaja, gjyqtarja Mary Kay Holthus nga Gjykata e Qarkut Clark  në Las Vegas ishte duke njoftuar vendimin kur krimineli i dënuar Deobra Delone Redden e sulmoi atë të mërkurën në mëngjes.

Dhe ndërsa hidhet drejt gjyqtares, Redden dëgjohet duke sharë.

Në pamje ai dëgjohet duke goditur vazhdimisht Holthus-in dhe duke i bërtitur asaj, ndërkohë që oficerët e sigurisë u përpoqën të frenonin kriminelin e çmendur.

E gjyqtarja femër dëgjohet teksa i lutet kriminelit dhe i lutet të largohet prej saj.

Gjyqtarja Holthus thuhet se ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

AlbaniaWeb.net