Zgjodhi Kosovën për vizitën e parë, kryediplomati britanik takon sot krerët e shtetit
Sot në orën 09:10, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin David Cameron.
Në njoftimin e presidencës thuhet se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.Takimi zhvillohet në kabinetin e presidentes.
Kryediplomati britanik David Cameron ka ardhur mbreme në Prishtinë, në takimin e parë për këtë vit jashtë vendit, siç ka treguar ai.
Në pamjet që janë dërguar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Cameron dëgjohet duke treguar për takimet në Bruksel kur vendi i tij ishte pjesë e BE’së dhe kur ai ishte Kryeministër.
Cameron ka folur për ‘netët e gjata në BE duke argumentuar për njohjen e Kosovës.
“Më vjen mirë që kemi pasur atë qëndrim” ka thënë Cameron.