Sat, Nov 30, 2024

Bullizimi? Eksperti te 5Pyetjet.al: Pista dhe dyshimi, kush e çoi nënën drejt fundit tragjik?

  • PublishedJanuary 5, 2024

Një grua 41-vjeçe Bedrie Loka në Durrës, dyshohet se pas bullizimit të vazhdueshëm që i bëhej në “Tik Tok” dhe në ambientet e fasonerisë ku punonte i ka dhënë fund jetës. Bashkëshorti në dëshminë e tij në polici ka thënë se dyshojnë se në këtë histori të ketë gisht kushërira e parë e viktimës.

Sipas tij, dyshohet se fotografitë e 41-vjeçares që mbeti viktimë janë shpërndarë në “Tik Tok” nga kushërira e të ndjerës. Megjithatë, eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një bisedë me Skype me “5Pyetjet.al” thotë se hetimet duhet të jetë i thelluar dhe jo vetëm në një pistë.

Duhet parë që gjatë kësaj periudhe që ka qenë nën presion a ka denoncuar dhe nëse bullizimi mund të jetë i vetmi faktor apo mund të ketë edhe faktorë të tjerë të shtuar që mund ta kenë çuar që të marrë aktin final të vetëvrasjes.

Kjo kërkon hetime. Jo vetëm për denoncimin por edhe komunikimet në rrjetet sociale nëse ka persona që kanë komunikuar përveç atij profili fals për ta bullizuar. Mund të jenë persona rreth familjes apo në vendin e punës.

Hetimi duhet të jetë i thelluar dhe jo vetëm në një pistë. Vetëm gjendja psikologjike e rënduar apo ka ardhur nga bullizimi apo ka pasur arsye të tjera familjare. Këtë do të jetë hetimi që do ta vërtetojë. Sigurisht që sado që të jetë për bullizimin është një gjë shumë e rëndë” tha ai.

“Për nder rroj…”! Fjalët e fundit të nënës së 4 fëmijëve para se t’i jepte fund jetës

AlbaniaWeb.net