EMRAT/ Pjesë e një bande që trafikonte kokainë në Itali, arrestohen 2 pjesëtarë
Janë vendosur në pranga Dritan Idrizi alias Dritan Xhepexhiu për arsye se ishin të përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të kokainës dhe heroinës në shtetin italian.
37-vjeçari në bashkëpunim me qytetarë të tjerë, ka trafikuar sasi të mëdha të lëndës narkotike kokainë, kryesisht në qytetet Bergamo dhe Breshia.
Ndërkohë nga i njëjti operacion policor është vendosur në pranga Elio Bejo, 40-vjeç.
Njëri nga këtë qytetarë u arrestua në Tiranë e ndërsa tjetri në qytetin e Përmetit.
Gjykata e Breshias i ka caktuar 40-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se gjatë periudhës 07.10.2019-26.10.2019, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka shitur lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, në doza, me vlerë rreth 17 000 euro.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të ekstraduar 2 shtetasit, në Itali.