Fri, Nov 29, 2024

Juve luan “tenis” në Kupë, Allegri shijon Yildiz, por titulli mbetet tabu: Të kapim 4 vendet e para (VIDEO)

  • PublishedJanuary 5, 2024

Më në fund, Juve jo vetëm që fiton, por dhuron edhe spektakël. Nuk ka më fitore me një gol diferencë, por përballë Salernitana-s, “Zonja e Vjetër” luajti tenis duke kaluar më tej në Kupën e Italisë pas suksesit 6-1, në çerekfinale do të përballen me Cremonese. Ekipi i Allegrit ishte i papërmbajtshëm në këtë sfidë pavarësisht se e nisën ndeshjen menjëherë në dizavantazh ku një gafë e Gattit solli golin e Salernitana-s që në minutën e parë.

Miretti në të 12-të dhe Cambiaso në të 35-tën realizuan dy gola brenda pjesës së parë duke përmbysur rezultatin. Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 54-tën ishte Rugani që ndoqi mirë një aksionin dhe me portën e boshatisur dërgoi shifrat në 3-1. Në minutën e 66-të, Allegri hodhi në fushë Yildiz në vend të Chiesa-s me talentin turk që dhuroi menjëherë show.

Ddd
Ddd

Në të 75-tën detyroi Bronn të dërgonte topin në portën e tij ndërsa në të 88-tën realizoi një super gol duke shifrat në 5-1. Në fund, në shtesë, Weah shënoi një gol të çmendur me një goditje të bukur nga distanca duke sigluar shifrat në 6-1, një fitore që kënaq më në fund edhe trajnerin Allegri:

Allegri
Allegri

“Nuk kishim arritur kurrë të përmbysnim një ndeshje, është një sinjal i mirë, do të thotë që jemi mirë, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e së dielës në Serie A”, u shpreh Allegri i cili pavarësisht formës shumë të mirë që po kalon ekipi i tij, nuk pranon të flas për titull: “Duhet të arrijmë mes katër ekipeve të para, më pas duhet të përshtatemi me Champions League e re”, theksoi Allegri.

()

AlbaniaWeb.net