Thu, Nov 28, 2024

Qumështi i Arrave për Trurin dhe Zemrën – Përfitimet dhe Vlerat

  • PublishedJanuary 5, 2024

Arrat janë ndër arrorët më të pasur me antioksidantë.

Në fakt, ekspertët e AgroWeb.org pohojnë se arrat kanë dyfishin e antioksidantëve në krahasim me të gjithë arrorët e tjerë.

Antioksidantët janë të domosdoshëm sepse pastrojnë organizmin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat dhe shkaktojnë sëmundje.

Acidet Yndyrore Për Shëndetin e Trurit

Sipas ekspertëve të AgroWeb., arrat janë gjithashtu të pasura me vitamina, minerale, fibër, proteina dhe acide yndyrore.

Një studim i fundit, të cilit i referohet AgroWeb.org, doli në përfundimin se njerëzit duhet të hanë të paktën tetë arrra në ditë.

Sipas të dhënave, konsumi i arrorëve parandalon sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe pandalon radikalet e lira.

Acidet yndyrore ose siç i njohim rëndom omega-3, janë të domosdoshme për shëndetin e trurit por jo vetëm kaq.

Arrat përmbajnë edhe melatoninë e cila përshpejton ardhjen e gjumit dhe garanton cilësinë e tij.

Nga ana tjetër, arrat përmbajnë edhe vitaminë E e cila i nevojitet shumë trurit.

Qumështi I Arrave

Një nga mënyrat më të mira për të marrë përfitimet e arrave është nëpërmjet qumështit të tyre të cilin mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi.

Në formën e qumështit, arrat asimilohen shumë më shpejt në organizëm.

Përbërësit:

  • 100 gramë arra,
  • 3 gota ujë,
  • Një majë lugë vanilje,
  • 1 lugë gjelle sheqer i arrës së kokosit.

Përgatitja:

Përgatitja e këtij qumështi duhet të nisë që në mbrëmje.

Arrat duhet lënë në ujë për tu zbutur gjatë gjithë natës.

Të nesërmen, ato duhen kulluar dhe shpëlarë me ujë të bollshëm.

Në një mikser, hidhni ujin dhe arrat dhe përpunojini për rreth një minutë.

Lëngun kullojeni nëpërmjet një nape të pastër pambuku dhe hidheni ose në një kavanoz ose në një filxhan.

Shtoni vaniljen pluhur, sheqerin e arrës së kokosit dhe servireni.

Sipas dëshirës, qumështin mund ta fusni në frigorifer që të jetë i ftohtë dhe freskues./AgroWeb.org