“Burri i fejuar ia fut duart gjithkujt”/ Linda shpërthen ndaj Bucit
Buci u ka tërhequr vëmendjen disa herë vajzave të Big Brother për paraqitjet dhe veshjet e tyre. Për këtë pati replika nga Kader Kicaj, e në bisedë u përfshi edhe këngëtarja Linda Halimi. Ato i thanë Bucit se nuk i intereson çfarë veshin e çfarë bëjnë vajzat brenda shtëpisë.
“Unë po të dua dalë edhe nudo përpara”, tha ndër të tjerash artistja nga Vitia.
Linda po ashtu me inat iu drejtua Yllit: “Burri i fejuar ia fut duart gjithkujt”.
“500 kilogramë me i pas unë dalë cullak, ty nuk të intereson asgjë. Nuk i kontrollon emocionet, epshet. Nuk mund ta kontrollosh veten”, tha Halimi.
Ylli nga ana tjetër u mundua që ta injorojë Lindën dhe që të mos ia marrë parasysh fjalët.