“Ik o budallaqe”, e papritur në “BBVVK”, Santiana tërheq nga krahu Shqipen
Shqipja ditën e sotme ka vendosur që t’i zgjojë ndryshe banorët e shtëpisë. Ajo ka marrë një tepsi e një lugë dhe ka zgjuar nga gjumi banorët.
Santiana është bezdisur shumë nga ky veprim i Shqipes dhe e ka tërhequr nga krahu duke i thënë: Ti s’do flesh kurrë, se ti nga sot nuk ke për të pasur gjumë më. 100 herë na e ke prishur gjumin dhe s’të kemi thënë asgjë.
Shqipja: Ik o budallaqe se ty të shau dje Ganiu, dhe ti nuk mbrojte dot veten tënde.
Shqipja dhe Santiana nuk është hera e parë që debatojnë me njëra-tjetrën.
Santiana ka qenë shumë e afërt me Bucin dhe pjesën më të madhe të ditës e kalonte me të.
Ajo herën e fundit mori një surprizë nga i dashuri, ku e këshilloi që të vazhdojë lojën e saj dhe të tregojë veten. Ajo që pas takimit me të, nuk ka folur e as nuk është afruar më me Bucin.