Sat, Nov 30, 2024

“Jemi këtu falë tij, familja e FC Bayern do t’i jetë përjetësisht mirënjohëse”, klubi bavarez reagon pas vdekjes së Beckenbauer

  • PublishedJanuary 8, 2024

Gjithë jetën ia kushtoi futbollit ndërsa Bayern Munchen e kishte si shtëpi të dytë. “Ikona” Franz Beckenbauer ndërroi jetë të dielën, edhe pse kishte fituar shumë ndeshje, nuk ia doli dot të fitojë atë më të rëndësishmen, atë me jetën.

Klubi bavarez i Bayern, natyrisht, është në zi për vekjen e tij. “Nuk ka fjalë për të shprehur sa i madh është trishtimi ynë dhe çfarë boshllëku lë Franz Beckenbauer. Si lojtar ai solli butësi, elegancë dhe magji në fushë. Edhe pas karrierës së tij si lojtar, ai la një gjurmë të madhe te FC Bayern dhe në botën e futbollit, ndërsa trashëgimia e tij nuk mund të matet me tituj. Familja e FC Bayern do t’i jetë përjetësisht mirënjohëse dhe unë personalisht mbaj zi për humbjen e një miku.” – tha Herbert Hainer, presidenti i klubit.

“Jam thellësisht i tronditur. Franz Beckenbauer shkruajti historinë e futbollit gjerman. Ai ishte kapiteni im te Bayern, trajneri im në Kombëtare, presidenti ynë te Bayern dhe në të gjitha këto role jo vetëm që ishte i suksesshëm, por ishte unik. Si personalitet bënte përshtypje respekti i madh që tregonte për të gjithë njerëzit sepse përballë Franzit të gjithë ishin të barabartë” – Tha CEO, Karl-Heinz Rummenigge.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net