Lavezzi në kujdes intensiv në spital për shkak të mbidozës, argjentinasi do t’i nënshtrohet rehabilitimit
Ezequiel Lavezzi mund të jetë në një nga momentet më të këqija të jetës së tij. Sipas mediave argjentinase, ai ndodhet në Spitalin Sanatorio Zabala për shkak të një mbidoze dhe është në kujdes intensiv.
Me të është vetëm e dashura Natali Borges. Megjithëse djali i tij Tomás dëshironte të qetësonte situatën dhe donte të mohonte informacionin përmes një historie në llogarinë e tij në Instagram, e vërteta është krejt ndryshe.
Lavezzi mbërriti në spital me vendim të tij. Ai do të transferohet në qendrën e rehabilitimit ku do të fillojë një trajtim të ri, duke kërkuar të kapërcejë varësitë nga lëndët narkotike.
Më 20 dhjetor, Lavezzi mbeti viktimë e një aksidenti teksa ndodhej në shtëpinë e tij në Punta del Este, Uruguaj. Gjatë kontrollit mjekësor rezultoi se ai kishte “një plagë të shkurtër shpuese në bark dhe një frakturë në nivelin e klavikulës”. Mediat raportuan se u sulmua nga i vëllai.
()