“Marsh tjetër…”! Kaso përplaset me Hitajn: Çfarë ke ti?! Do të vëmë kë të na dojë qejfi
Grupi i drejtuar nga Sali Berisha është i shpërndarë në disa drejtime; parlament, protesta dhe gjyqe për drejtuesin dhe vulën. Përfaqësuesi ligjor i këtij grupimi, të Rithemelimit, Ivi Kaso u shpreh mbrëmjen e sotme te “5Pyetjet nga Babaramo” se këtë vit “do i jepet një marsh tjetër strukturave të organizimit”.
Adriatik Lapaj: Rruga me tre lëvizje që të votojnë emigrantët ose përballje
E ndërsa tubimet poshtë pallatit të Berishës do të vazhdojnë, Kaso tha se nuk do të heqin dorë nga kërkesa për komisionet hetimore. “Opozita nuk kërkon asgjë më shumë sesa i garanton Kushtetuta.
Sa i takon komisionit të reformës zgjedhore, shumica thotë, se ju të pakicës do të mbani bashkëkryetar këtë që duam ne. Grida Duma që ka një vit e gjysmë që ka lënë mandatin figuron anëtare e komisionit” tha ai.
“Drejtësi, jo me Kanun”! Kaso “kapet” me Lapajn dhe “kërcënon” Rama: Do të vijmë aty
Gazetari Arbër Hitaj tha se qëllimi kryesor i Sali Berishës është largimi i Enkelejd Alibeajt nga posti i bashkë-kryetarit të reformës zgjedhore. “Ju doni të largoni zotin Alibeajn. Kush jeni ju? Çfarë përfaqësoni?”.
Kaso tha se është e drejta e tyre që të vendosin kë të duan. “Duam të ndryshojmë zotin Alibeaj. Duhet të jetë Bylykbashi sepse kështu na pëlqen ne. Edi Rama nuk na pyeti ne kur vendosi Çuçin apo Gjiknurin. Ne do të propozojmë kë na do qejfi ne” tha ai.
Berisha në arrest shtëpie, Daci: SPAK dhe gjykata e dinë që gabuan