Thu, Nov 28, 2024

Përfundon seanca, çfarë mase mori gjykata për Xhemal Lokën?

  • PublishedJanuary 8, 2024

Xhemal Loka, ditën e sotme është njohur me masën e sigurisë ‘arrest me burg’, teksa akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe nxitje të shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes së tij 41-vjeçare,Bedrie Loka.

Ndërsa familjarët e tij ishin mbledhur jashtë gjykatës së Durrësit, Xhemal Loka u pa brenda kafazit të xhamit, i qetë, duke pritur vendimin.

Kujtojmë se fëmijët e tij kanë deklaruar se ai e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht të ndjerën, ndërsa familjarët e Xhemal Lokës, deklarojnë se këto akuza nuk janë të vërteta dhe se fëmijët mashtrojnë, te kërcënuar nga dajat e tyre.

Vajza e tyre ka shprehur: Mami dhe babi gjithmonë kanë pasur debate me njëri-tjetrin. Një ditë para se të vdiste mami dhe të pinte helm, ata bënë një debat të fortë pasi babi nuk e lejonte mami të shkonte për vizitë tek shtëpia e gjyshes dhe nisi duke e ofenduar.