“Ti je i Sorosit”! Lapaj: Kjo është e vërteta ime! Lista, gara dhe e ardhmja
Kryetari i lëvizjes më të re politike “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj u shpreh se pika kyçe që do të ndryshojë situatën në Shqipëri kalon përmes hapjes së listave.
“Unë besoj tek modeli i garës dhe e kam nisur rrugëtimin tim këtu e 13 vite më parë. Ne jemi në këtë gjendje sepse në këtë vend nuk ka garë dhe meritë. Listat janë të mbyllura.
“Drejtësi, jo me Kanun”! Kaso “kapet” me Lapajn dhe “kërcënon” Rama: Do të vijmë aty
Kryetarokracia ka hedhur rrënjë dhe nuk lë njeri tjetër të rritet. Unë të ardhmen e Shqipërisë, e shoh si një vend normal ku ka lista të hapura dhe qytetarët zgjedhin përfaqësuesit e tyre në parlament” tha ai.
Kishte një përgjigje edhe për ata që e cilësojnë si njeriun e Sorosit. “Kur ke bisht ta presin, kur nuk ke ta njesin. Këto historitë që hedhin teoritë, që ju “po bëheni si këta”, kur këta janë ata që e kanë bërë Shqipërinë kështu 32 vite.
E ardhmja e opozitës/ Lapaj te “5Pyetjet”: Këta kanë prerë “lisat” e rinj
Për t’i pasur frikë të rinjtë. Të kujt Sorosi? Ai që është në arrest shtëpie thoshte “Sorosi është miku më i mirë i shqiptarëve”. Unë nuk e kam takuar ndonjëherë. Por ai nëse më dëgjon, le të marrë avionin dhe do ta takoj” tha ai.