Vrasje mafioze! 23-vjeçari djali i “Buzdërrit” të Vlorës, që u arratis nga burgu i Peqinit
23-vjeçari Gëzim Sinomataj i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme në ballkonin e tij me snajper, është djali i Sokol Sinomataj i cili njihet me nofkën “buzëderri”.
Dyshohet se kreditet e tij në krim mund të jenë rritur pasi u arratis nga burgu i Peqinit në vitin 2017.
Sipas gazetares Anila Hoxha, Sinomataj kishte marrë leje në burgun e Peqinit dhe nuk u kthye më. Shpallja e tij në kërkim me kartele jeshile rezulton të jetë kryer në datë 12 shtator 2017. Menjëherë, sapo doli nga burgu , ai mori të vëllanë Bernardin dhe djalin e tij dhe u largua nga Shqipëria.
Dyshohet se u vendosën në Belgjikë. Në vitin kur ai u arratis, Sokol Sinomataj vazhdonte të vuante dënimin për vrasjen e Elton Tatos dhe plagosjen e Robert Borakut, ngjarje që sipas vendimit të gjykatës së Vlorës ka ndodhur në 26.06.2002.
Por ai njihet gjithashtu si ushtar i grupit të Gaxhait tregojnë kartelat e policisë Sokol Sinomati dhe Armando Sulejmani (Cipuri) pavarësisht se u gjetën fajtorë nga shkalla e parë e krimeve të rënda për pjesëmarrje në bandën e armatosur të Gazmir Brakës( Gaxhai). Gjykata e Lartë në vendimin Nr.48 i shpalli fajtorë vetëm për vjedhje me dhunë.
Gëzim Sinomataj dyshohet se u qëllua me snajper nga persona ende të paidentifikuar. Si pasojë e goditjes, 22-vjeçari, ndërroi jetë në vend. Vrasja ndodhi rreth orës 22:00, ndërsa hetuesit shkuan menjëherë në vendngjarje.
Ata mblodhën provat e para si dhe sekuestruan kamerat e sigurisë rreth zonës. Po ashtu morën dhe dëshmitë e të afërmve të viktimës ndërsa po ushtrojnë kontrolle në të gjitha pallatet për të zbuluar vendin se nga ku hapën zjarr vrasësit.
23-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Belgjika në qytetin bregdetar për të kaluar pushimet pranë të afërmve të tij. Ende nuk dihet shkaku I vrasjes së tij, ndërsa paraprakisht hetuesit po e lidhin ngjarjen me përplasjen mes grupeve kriminale. Më herët xhaxhait ë tij iu vendos lëndë eksplozive në makinë.
Ndërkohë në ndihmë të uniformave blu u nisën dhe forcat speciale të Renea-s si dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë./TCH
Hakmarrje e vjetër apo e freskët? Eksperti te “5Pyetjet.al”: Çfarë fshihet pas vrasjes në Vlorë