Zyrtare, ja kush do të jenë opinionistët e “BBV3”
“Big Brother VIP 3”, ka nisur numërimin mbrapsht, pasi na ndajnë vetëm 5 ditë nga nisja e spektaklit.
Përgatitjet e fundit për spektaklin vazhdojnë ende por publiku ka qenë sy e veshë për të mësuar se kush do të jenë opinipnistët zyrtar të “BBV”.
Pak ditë më parë, nëpërmjet promos zyrtare, mësuam se moderatori i këtij edicioni do të jetë Ledion Liço. Ndërsa sot, produksioni i jep përgjigje një tjetër pyetjeje: cilët do të ulen në kolltukët e opinionistëve?
Edhe këtë edicion ky pozicion do t’i besohet Arbër Hajdarit. Ndërsa krah tij, do të jetë deputetja Ori Nebiaj. Ori, u largua nga televizioni kur mori detyrën e ligjvënëses, rikthehet në një rol të ri, për të komentuar banorët dhe të gjitha ngjarjet e “Big Brother VIP 3”, që si gjithnjë, premton të mbajë mbërthyer para ekranit publikun mbarëshqiptar.