‘E pres kur të…’/ Azemi kërkon një tjetër shans me Albën
Ish-banori i ‘BBVK’, Azem Gagica ka rrëfyer për herë të parë rrugëtimin dhe eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme. Ai ka folur hapur për dyshimet që ka rreth mënyrës se si u eliminua nga gara ku u shpreh skeptik ndaj idesë se publiku ka qenë ai që ka vendosur për largimin e tij, duke lënë të kuptohet se ka pasur ndërhrje nga produksioni. Sa i takon Albës, ai tha se e pret jashtë të sqarohet.
“Jam shumë krenar që publiku e ka dashur Azemin ashtu siç është prezantuar aty brenda. Peng kur kam dalë nga ‘BBVK’ më ka mbetur mirësjellja që disa njerëz ma kanë përdorur, unë prap ua kam kthyer me të mira, por ka njerëz aty brenda që nuk e meritojnë t’jua kthesh me të mira. Kur dola, pashë që njerëzit më kanë mbështetur shumë. Kam unë fakte që më kanë votuar shumë njerëz dhe dyshoj që dikush (tash nuk e di) kush, nuk më ka dashur aty brenda. S’besoj që publiku më ka nxjerr mua. Tani që e kam parë veten, do doja të isha ky që jam por mos u kisha dhënë shumë vëmendje disa personave aty. Kur më pëlqen diçka ose dikush unë e shpreh. Alba nuk dihet sesi i ka patur punët ose vetë nuk ka dashur ose ka patur presion aty brenda, duhet të pres ta di kur të dalë jashtë. Nuk mendoj se më ka penalizuar raporti me Albën në lojë. Janë disa gjëra të tjera aty brenda që po ndodhin që edhe njerëzit jashtë e kanë parë”, tha ai.