Sat, Nov 16, 2024

E shkuara e errët e 39-vjeçarit: I ati e rriti mes dhunës, i thoshte mami ka vdekur

  • PublishedJanuary 9, 2024

Nga mediat greke janë zbuluar detaje tronditëse në lidhje me të shkuarën e 39-vjeçarit që dyshohet për vrasjen e partneres së tij shqiptare shtatëzënë, Gjeorgjia Murati.

Për familjen e autorit ka folur në mike e familjes së tij, e cila ka treguar detaje të errëta nga e shkuara e 39-vjeçarit dhe e prindërve të tij.

Ajo shprehet se dhe babai i tij ka qenë i dhunshëm, dhe shpesh-herë dhunonte gruan e tij, madje ka shkuar deri aty sa u ka thënë fëmijëve se “nëna juaj ka vdekur”.

Pasi është ndarë nga gruaja, babai i 39-vjeçarit ka marrë fëmijet dhe është larguar.

“Ky djalë u rrit me të atin, kur ai dhe nëna e tij u ndanë, ai mori fëmijët dhe 39-vjeçari u rrit me të. Me sa di unë babai i tij ishte gjithashtu i dhunshëm. Kur babai i 39-vjeçarit ka marrë fëmijët, ka rrahur nënën e tij dhe ka shkuar në spital. Nëna e 39-vjeçarit nuk ka dashur të padisë vetëm për fëmijët. Babai i tij ndonjëherë ishte i dhunshëm ndaj fëmijës së tij. Dhe për disa arsye babai i mori fëmijët. Kur një baba merr fëmijët, ai duhet t’i rrisë ata me dashuri.

Nëna nuk i ka parë fëmijët e saj, i ka zhdukur. Ai u kishte thënë fëmijëve se nëna e tyre kishte vdekur dhe ata shkonin e ndiznin qirinj në varre të tjera. Kur dikush i tha 39-vjeçarit se nëna e tij ishte gjallë, ai erdhi dhe më gjeti dhe më pyeti se ku ishte nëna e tij dhe unë i tregova se ku ishte dhe e çova te nëna e tij. Kjo ka ndodhur shumë vite më parë”, tha gruaja duke iu referuar familjes së 39-vjeçares.

Greku mohon akuzat: Nuk e vrava unë shqiptaren, isha duke fjetur kur ndodhi

AlbaniaWeb.net