Tue, Nov 19, 2024

Ganiu reagon për herë të parë pas largimit nga shtëpia e “BBVK”

  • PublishedJanuary 9, 2024

Ganiu ka lënë ditën e sotme përfundimisht shtëpinë e “BBVK”. Gazetari e humoristi i njohur mori një vendim të tillë pas një video që iu publikua në spektakël, ku ishte zhgënjyer për mënyrën se si u shfaq në publik.

Ai kishte 24 orë për të reflektuar në dhomën e sekreteve, por që duket se vendimin e mori më herët.

Pas daljes, ai ka bërë një reagim në rrjete sociale duke thënë se ishte një moment i trishtueshëm, por që mban me vete kujtime të bukura.

“Me një përshëndetje të ndjeshme, dua t’ju falënderoj për çdo emocion dhe përkushtim që më keni ofruar në rrugëtimin tim në ‘Big Brother’. Largimi im është një moment i trishtueshëm, por kujtimet e krijuara dhe emocionet e ndara janë të pakrahasueshme. Ju premtoj se ky nuk është fundi, por një fillim i ri i këtij rrugëtimi. Faleminderit për çdo fjalë inkurajuese që ka ngrohur zemrën time në momente të vështira dhe për çdo fragment të jetës suaj që kemi ndarë bashkë. Në fund, ju falënderoj për çdo emocion, çdo përkrahje, dhe për secilin kujtim të bukur që kemi ndarë. Ju lutem të vazhdoni të jeni aq të mrekullueshëm sa keni qenë gjatë këtij udhëtimi. Shihemi së shpejti me projekte të reja. Ju dua”.