Gjykata skeptike ndaj Trump, ish-presidenti: Nëse s’kam imunitet, as Biden s’do të ketë
Gjykata e apelit në Uashington vuri në dyshim pretendimet e Donald Trump se ai është i imunizuar nga akuzat penale për përpjekjen për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, pasi ish-presidenti amerikan paralajmëroi të martën se mund të ndjekë penalisht Joe Biden nëse kthehet në Shtëpia e Bardhe.
Trump shikoi ndërsa ekipi i tij ligjor kërkonte të bindte një panel prej tre gjyqtarësh se ish-presidentët nuk duhet të ndiqen penalisht për veprimet që ata ndërmorën në detyrë. Trump do të dalë në gjyq në mars për akuzat federale për përmbysje të zgjedhjeve.
Gjyqtarët reaguan skeptik ndaj këtij argumenti.
“Ju po thoni se një president mund të shesë falje, mund të shesë sekrete ushtarake, a mund t’i thotë SEAL Team Six të vrasë një rival politik?” ishte pyetja e drejtuar ndaj avokatit të Trump, Sauer.
Sauer tha se një ish-president mund të akuzohej për një sjellje të tillë vetëm nëse ai fillimisht fajësohej nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe dënohej në Senat.
Me konkursin republikan për emërimin presidencial shtet pas shtet që do të nisë javën e ardhshme , Trump e përdori seancën dëgjimore si një mundësi për të pretenduar se është viktimë e persekutimit politik.
Në një video të postuar në mediat sociale përpara seancës, Trump tha se mund të ndiqte penalisht presidentin demokrat Joe Biden nëse fiton zgjedhjet presidenciale të nëntorit .
“Nëse unë nuk marr imunitet, atëherë Joe Biden i shtrembër nuk do të ketë imunitet”, tha Trump. “Joe do të ishte gati për aktakuzë.”