Sun, Nov 17, 2024

Goli i fitores në Indi, Armando Sadiku lë gjurmë në Kupë

  • PublishedJanuary 9, 2024

Armando Sadiku ishte protagonist në fitoren 2-1 të skuadrës së tij, Mohun Bagan, ndaj Sreenidi Deccan, në ndeshjen e vlefshme për Kalinga Super Cup, në Indi.

Sulmuesi shqiptar realizoi gol, në minutën e 71-të.  32-vjeçari po luan sezonin e parë në Indi dhe në kampionat, në 10 takime ku është aktivizuar, ai ka shënuar 3 gola. Ndeshja e radhës për Mohun Bagan në Superkupë është ajo ndaj Hyderabad, takim ky i programuar të luhet me datën 14 janar, në orën 09.30. Më pas, Sadiku me shokë do të sfidojnë East Bengal, me 19 janar.

Armando Sadiku ka luajtur më parë në Turqi për Erzurumspor, ndërsa në Spanjë ka mbajtur veshur fanellat e Malaga, Las Palmas dhe Cartagena.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net