Kërkon më shumë hapësira, sulmuesi mund të largohet nga Juventusi
Moise Kean mund të largohet nga Juve, pavarësisht se në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” nuk thuhet me zë të lartë. Sulmuesi nuk kërkon “divorcin”, por do të donte të kishte më shumë minuta në dispozicion dhe tekniku Allegri, nuk i garanton dot diçka të tillë.
Hierarkia Vlahovic – Milik nuk i jep atij shumë hapësirë për manovrim, çka bën që lojtari të mendojë për zgjedhje tjetër sa i takon të ardhmes. Kontrata skadon për një vit e gjysmë, por në Torino tashmë kanë trokitur për të marrë informacione për Moise Kean. Monza ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm, ndërsa vlen të theksohet se ka patur sondazhe nga Fiorentina por mbi të gjitha edhe nga Bolonga.
Kujtojmë që Kean ka kaluar periudha të ndryshme huazimi, si përshembull te PSG në Francë apo edhe te Everton në një kampionat të fortë si Premier League. Se cila do jetë e ardhmja e 23-vjeçarit, mbetet të shihet.
(J.S/)