Wed, Nov 20, 2024

Pas 10 vitesh, gjejeni pak cila këngëtare shqiptare po rikthehet në muzikë?

  • PublishedJanuary 9, 2024

Afërdita Dreshaj prej vitesh i ka munguar tregut muzikor shqiptar. Këngëtarja është zhvendosur jashtë Shqipërie, pas martesës me Jakub Kindl.

Por, duket se pritjes i erdhi fundi me anë të një njoftimi të fundit që ka bërë në rrjete sociale.

E pyetur nga ndjekësit se a do të rikthehet në muzikë, ajo e konfirmoi një gjë të tillë.

“Një pyetje kisha, a do të rikthehesh në muzikë”, ka qenë pyetja që iu parashtruar.
“Po, këtë vit”, u përgjigj ajo.

Afërdita Dreshaj është nënë e një djali. Djali është fryt i dashurisë nga martesa me bashkëshortin çek. Ndërkohë emri i vogëlushit është Sky Blue Kindl, një emër shumë i veçantë, që nga përkthimi në shqip ka domethënien ‘qiell blu’.