Mon, Nov 18, 2024

Pas Arbanës, TCH zëvendëson edhe regjisorin, ikën Eduarti

  • PublishedJanuary 9, 2024

Edicioni i tretë i ‘Big Brother Vip’ këtë vit vjen me ndryshime rrënjësore. Nga prezantuesi, personazhet që do të marrin pjesë, aredimi i shtëpisë dhe së fundmi edhe regjisori.

Është përfolur se krahë Ledion Liços do të ishte bashkëprezantuese edhe Arbana Osmani, por asgjë nuk është e sigurt për aq kohë sa vetë televizioni nuk e ka konfirmuar deri tani. Ajo çka dihet zyrtarisht është se, Ledioni do të marrë në drejtim prezantimin e spektaklit të njohur.

Ndërsa, plani i ri po aq edhe surprizë i TCH është zëvendësimi jo vetëm i Arbanës por edhe regjisorit të ‘BBV’, Eduart Grishaj. Vendin e tij tashmë e ka zënë Ergys Lubonja, i cili ka ndarë detajet e para teknike të spektaklit.

‘Ka shumë të reja teknologjike. Duke filluar nga numri i kamerave që është mbi 100. Stafi teknik dhe drejtori teknik kanë bërë një punë të shkëlqyer në mënyrën sesi do të jetë vendosja e këtyre kamerave. Gjithashtu kemi një sistem të ri ‘intercom’, tha Lubonja.