VIDEO/ Broja me shokë surprizohen në “betejën” e parë të EFL Cup, Middlesbrough mund Chelsean
Middlesbrough ka surprizuar Chelsean në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së EFL Cup, duke e mundur 1-0 në Riverside Stadium. “Blutë e Londrës” goditën 3 herë portën kundërshtare në pjesën e parë, por pa mundur dot të gjejnë rrugën e rrjetës. Vendasit modest finalizuan me sukses në gol një aksion në minutën e 37-të, kur Jones fut në zemër te zonës një top, me Hackney që nuk e pati të vështirë të realizojë.
Në të 45-tën, skuadra e Pochettinos “kërcënoi” portën e mbrojtur nga Glover, gjuajtja e Palmer u neutralizua nga portieri. Chelsea rriti presionin në fillimin e pjesës së dytë, Noni Madueke provoi me kokë, sërish “gardiani” Glover ishte në vendin dhe kohën e duhur.
Me Armando Brojën në stol, londinezët e patën të vështirë të çanin përpara. Sulmuesi shqiptar u aktivizua në minutën e 63-të, për të shtuar forcat në sulmin e mysafirëve. Pavarësisht përpjekjeve, asnjë ndryshim rezultati, me Chelsean që do kërkojë kualifikimin në aktin e kthimit.
(J.S/)