Wed, Nov 20, 2024

Afera e Incerenatorëve/ GJKKO liron Pëllumb Abeshin

  • PublishedJanuary 10, 2024

Gjykata Posaçme Anti-Korrupsion ka liruar Drejtorin e Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pëllumb Abeshini cili ishte në arrest për shkak të aferës së inceneratorëve.
GJKKO bën me dije se e ka pranuar kërkesëne Abeshit, duke hequr masën e arrestit me burg.
Pellumb Abeshi ishte mes zyrtareve te larte te Ministrise se Mjedisit qe u arrestuan per aferen e inceneratoreve, kur ky dikaster drejtohej nga Lefter Koka dhe sekretar i Pergjithshem, ishte Alqi Bllako.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Irena Gjoka dhe Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 261, gërma “c” dhe 262 të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin Nr. 31, datë 10.01.2023, vendosi:

Pranimin e kërkesës.
Shuarjen e masës së sigurimit “Arresti në burg”, caktuar ndaj shtetasit Pëllumb Abeshi me anë të vendimit Nr.20Akti, datë 27.03.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Pëllumb Abeshi nëse nuk mbahet i dënuar, i arrestuar apo i ndaluar për ndonjë vepër tjetër penale.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”, thekson GJKKO.

AlbaniaWeb.net