Fund tragjik! Gomonia mbytet në Greqi, 3 të vdekur, 15 të zhdukur
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në brigjet e Lesvos në Greqi, ku një gomone e cila mbante sipër 36 emigrantë në bord është përmbytur.
Mediat helene shkruajnë se 3 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 15 prej tyre janë raportuar të zhdukur, pjesa tjetër është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Besohet se gomonia me emigrantë të paligjshëm ishte nisur na brigjet e Turqisë, kjo sipas rojeve bregdetare.
Varka arriti në zonën detare pranë bregut të Agios Georgios të Thermit 10 kilometra në veri të qytetit të Mytilinit, rreth orës 3 pas mesnate. Por erërat e forta fjalë për fjalë e hodhën atë në shkëmbinj
Kërkimet vijojnë nga toka me mjete tokësore me asistencën e ELAS-it, ndërsa erërat e forta vështirësojnë punën e autoriteteve.