Tue, Nov 19, 2024

Me 47 vota pro miratohet statuti i ri i Akademisë së Shkencave

  • PublishedJanuary 10, 2024

Asambleja e Akademisë së Shkencave, ka miratuar statutin e ri të Akademisë.

Kundër këtij miratimi ishin Artan Fuga, Aurela Anastasi dhe Beqir Meta, ku pavarësisht qëndrimit të tyre ASH ka miratuar ndryshimet e propozuara nga kryesia, në një kapitull të tërë që ka të bëjë me integrimin e Instituteve albanologjike në Akademinë e Shkencave pas Mbylljes së Akademisë Albanologjike.

Me pjesëmarrjen në votim të 51 anëtarëve me 47 vota pro, 3 kundra, 1 abstenim, miratoi gjithë përmbajtjen e Kreut VI, Shtesë në Statut,  hartuar nga Kryesia e ASHSH, per institutet e qendrat.

Ndryshimet në statut u kundërshtuan pasi Ligji për Shkencat ku bazohet s’ka kaluar ende në Qeveri. Me Statutin e ri Kryesia e ASh-së ka pushtet mbi zgjedhjen e drejtuesve të Instituteve dhe Qendrave.

-Referuar dokumentit, përmes një trupe zgjedhore që do të përbëhet nga:

1.Punonjësit kërkimorë-shkencorë

2.Anëtarët e komisionit të përhershëm përkatës

-Kandidati i zgjedhur do të emërohet nga Kryesia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Si do të zgjidhet drejtori i qendrave?

– Bazuar në dokument drejtuesi, i propozuar nga bordi shkencor i qendrës do të zgjidhet nga Kryesia e Akademisë së Shkencave.

– Kur Qendrat kanë të njëjtin Këshill Shkencor me një tjetër Institut apo Qendër, zgjedhja bëhet njësoj si për drejtuesit e Instituteteve.

Në fund të dokumentetit sqarohet si “dispozitë kalimtare” se:

-Zgjedhjet e drejtuesve të Instituteve dhe Qendrave bazuar në këtë Statut, mbahen në fund të këtij viti.

-Anëtarët e zgjedhur të Këshillave Shkencorë do të vazhdojnë të jenë  në këtë funksion.

 

AlbaniaWeb.net